Rama: Mbi 128,392 fëmijë kanë përfituar bonusin e bebes!

Kryeministri Rama këtë mëngjes ka treguar se mbi 128,392 fëmijë kanë përfituar bonusin e bebes, me programin universal të mbështetjes për çdo të porsalindur. Një mbështetje financiare kjo që ka nisur që prej muajit janar të vitit 2019.

“Mirëmëngjes,
dhe me lajmin e mirë se mbi 128,392 fëmijë kanë përfituar bonusin e bebes, me programin universal të mbështetjes për çdo të porsalindur, ju uroj një fundjavë të mbarë.

*mbështesim prej Janarit 2019 me:
40,000 lekë për fëmijën e parë
80,000 lekë për fëmijën e dytë
120,000 lekë për fëmijën e tretë”,-shkruan Rama.

Share With:
Translate »
17 Views