Rrëfehet mes lotëve gjyshi i 21-vjeçares: Vajza më vdiq në duar në hyrje të spitalit

Gjyshi dhe babai i 21 vjeçares Xhuljeta Gjeka kanë rrëfyer mes lotëve momentin kur vajza e tyre humbi jetën në hyrje të spitalit të Fierit. Gjyshi i saj thotë se askush në spital nuk i erdhi në ndihmë, ndërsa babai i vajzës bën fajtor mjekët për neglizhencën.

Ndërsa Nevila Shuke drejtoresha ë spitalit rajonal Fier duke shprehur ngushëllime për rastin, ka thënë se spitali ka ngritur një grup pune në lidhje me rastin si dhe pritet dalja e autopsisë për të sqaruar vdekjen e vaajzës.

Gjyshi i 21-vjeçares: Në orën 3:30 na dha recetë mora dhe ilaçet erdha në shtëpi, çështje gripale më thanë. E mbajtëm çupën me trë ngrohta në orën 3 të natës vete në spital. Këtu ishte më e keqja. Çupa mua më ka vdekur tek porta e spitalit sepse nuk doli një njeri të më sillte një barelë. Kam bërtitur “o maskarenj” ndofta gabova, më ra çupa nga duart.

Babai i 21 vjeçares: Vajza ime ka ikur nga doktorët vëlla, nga neglizhenca e dokotrëve.

Nevila Shuke: Spitali i Fieri ka ngritur një grup pune i cili është duke bërë analizën e rastit, paralelisht ne jemi duke pritur edhe përgjigjen e autoposisë që të dalim në një rezultat.

Share With:
Translate »
1037 Views