Sekrete të thjeshta për të shpëtuar fëmijët dhe veten nga mushkonjat

Mushkonjat kthehen në shqetësim për këdo nga neve në këto ditë të nxehta vere sidomos për fëmijët të cilët janë më pak imunë ndaj infeksioneve. Por për t’i mbajtur larg ato, mjafton që të bëni disa zgjidhje. Ne ju këshillojmë që të mbillni disa bimë në vazo dhe të kujdeseni për ato, pasi do ju shpërblejnë me mbajtjen larg të insekteve gjakpirëse.

Ja cilat janë ato:

  1. Livando

Mushkonjat nuk e durojnë aromën e livandës, kështu që nuk do t’i afrohen shtëpisë suaj. Ndërkohë, ju do të ndjeni aromën e mirë të kësaj bime.

  1. Hudhra

Vendosni disa hudhra përreth zonës jashtë ku qëndroni dhe do ta shihni se mushkonjat do të ikin.

  1. Borziloku

Mënyra më e mirë për t’i larguar mushkonjat është ta mbani atë afër ballkonit një vazo me borzilok. Falë erës së saj, mushkonjat sigurt se do të mbajnë distancë.

Share With:
Translate »
942 Views