SHBA, 9-vjeçarja e zhdukur gjendet në dollapin e rrëmbyesit

Charlotte Senna, vajza nëntë vjeçare që u zhduk në një park të Nju Jorkut, është gjetur në gjendje të mirë shëndetësore, tha policia.

Craig Nelson Ross Jr., 47 vjeç, u mor në paraburgim në lidhje me zhdukjen e saj, tha guvernatori i shtetit të Nju Jorkut, Kathy Hotchul në një konferencë për shtyp.

Ajo u zhduk teksa po ngiste biçikletën e saj të shtunën në mbrëmje rreth 60 kilometra në veri të Albany. Kur ajo nuk u kthye 15 minuta më vonë, prindërit e saj dhe kampistët fqinjë filluan të kontrollonin zonën.

Pasi u identifikua një shënim me gjurma gishtërinjsh në të, policia hyri në shtëpinë e të dyshuarit, dhe Charlotte u gjet në një dollap me kyç nga oficerët.

 

Share With:
Translate »
52 Views