Shfrytëzuan të miturën/ Çifti përfundon në Gjykatë, 16-vjeçaren e dhunuan, e droguan dhe e mbajtën peng

Një çift të rinjsh përfunduan si të akuzuar në Gjykatë për dyshimet se shfrytëzuan një të mitur për prostitucion.

Bazuar në prova dhe dëshminë e vajzës të moshës 16 vjeçare, çifti e dhunoi, e mbajti peng dhe e drogoi vajzën dhe më pas e prostituoi në dy hotele në Tiranë.

Prokuroria tregon për TCH fotografitë në hotelin ku e mitura u mbajt nga të dyshuarit Gerald Stamolla dhe Evisa Mena, ku 31 vjecari shfaqet duke hyrë në hotel me një automjet të bardhe e më pas edhe e mitura.

Me këtë provë akuza mbështet dëshminë e vajzës së shfrytëzuar, nëna e të cilës kallëzoi disa herë në polici duke qenë se dyshonte për shfrytëzimin e së bijës. Për ti shpëtuar çiftit, vajza është larguar nga hoteli, por të dyshuarit i morën të vëllain, pesë vjeç, në automjet, nënvizon prokuroria, duke e detyruar 16 vjecaren që të dilte sërish me ta.

E pyetur në prezencë të psikologëve adoleshentja tregon se si ajo u shantazhua nga çifti që i thoshte: “Kemi prova për ty që je duke pirë drogë dhe do të çojmë në polici. Çdo ditë unë pija drogë se pinin dhe ata dhe nuk dija ç’bëja”.

Në dëshminë e saj 16 vjecarja kujton se si u dhunua dhe u kërcënua gjatë kësaj kohe dhe gruaja e dyshuar e rekrutoi për një vit duke u shtirur si mikeshë e saj.

Share With:
Translate »
279 Views