Shikoni si duket bebja që lindi sa dyfishi i peshës normale
Florida kaardhur në jetë një vajzë që peshonte plot 6.1 kg, dhe që në fillim vesh rrobat e një fëmije 9 muajsh. Kjo është dyfishi i peshës mesatare që duhet të lindë një fëmijë.
“Kur doktori po e nxirrte vajzën nga mua po shihja që po qeshnin të gjithë dhe ishin të lumtur në dhomën e operimit”, ka rrëfyer nëna e vajzës për një televizion amerikan.
“Doktori tha “Oh, zoti im, ajo mund të jetë 7 kg. Faqet e saj të kuqe, ishte kaq e shëndoshë. Ishte e mrekullueshme, sigurisht”, rrëfeni ati, Larry.
“Ata po flisnin për numrin e peshës, dhe pasi e peshuan më thanë se ishte 6.1 kg, nuk mund ta besoja. Mu duk sikur më nxorrën një fëmijë nga barku, jo bebe. Është shumë e madhe”, thotë Chrissy.
Doktorët që bënë lindjen çezariane ishin shokuar dhe menduan se ndoshta ka dy binjakë. Por Carleigh me thënë të drejtën ishte më e lehtë në peshë se sa pritej, pasi e ëma lindi një javë më herët. Nëse do të kishte çuar shtatzaninë deri në ditën e fundit, ndoshta ajo do të arrinte 7 kg, e njëjta peshë e bebit më të madh që ka lindur në SHBA.
Prindërit festuan ardhje në jetë të fëmijës me një seri fotosh profesionale nga Debbye Benson dhe fotot janë të mrekullueshme.