“Shkoi për të blerë bukë por nuk u kthye më”/ Policit të vrarë në Kosovë i ishte aksidentuar për vdekje djali (Video)

Policit Afrim Bunjaku që u vra të dielën në fshatin Bajnskë të Zveçanit i kishte vdekur djali para më shumë se 10 viteve në një aksident.

Siç shkruajnë mediat kosovare, kishte zbardhur se ndaj personit që kishte shkaktuar aksidentin, Blerim Kasumi gjykata kishte urdhëruar marrjen e patentë shoferit.

Policia asokohe nuk e kishte ekzekutuar këtë urdhër të gjykatës, e Fatlumi, djali i Afrimit kishte mbetur i vdekur në këtë aksident.

Fatlum Bunjaku, i cili në kohën e aksidentit ishte vetëm shtatëmbëdhjetë vjeç, ishte goditur nga makina e Blerim Kasumit, derisa po shkonte në punë praktike si mekanik. I riu ishte aksidentuar më 10 shtator 2012, në fshatin Milloshevë që ndodhet në rrugën Prishtinë Mitrovicë, dhe ka vdekur në vend.

“Data 10 shtator ka qenë ditë tragjike. Kam qenë në punë kur e kam marrë lajmin se djali im është aksidentuar. Kur kam arritur te restorant ‘Shega’ kam pa që djali im është aksidentuar” – kishte treguar tashmë i ndjeri, Afrimi.

Siç ka raportuar gazeta, ngasësi i makinës, Blerim Kasumi ishte larguar nga vendi i ngjarjes, për t’u arrestuar nga Policia rreth katër orë më pas.

Share With:
Translate »
90 Views