Shkon për të argëtuar fëmijën, goditet me grusht nga pronarja e lokalit

Çuditë në Shqipëri nuk kanë të sosur! Shkon për të argëtuar fëmijën, por përfundon e goditur me grusht.

Një ngjarje e paprecedentë është kallëzuar në policinë e Tiranës nga një 28-vjeçare.

E reja me inicialet M.T ka bërë të ditur se në rrugën “Skënder Kosturi”, në një lokal lojërash fëmijësh është goditur me grusht nga pronarja e lokalit, të cilën nuk e njeh.

Ndërkaq, policia po punon për identifikimin dhe shoqërimin e saj.

Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Neni 90 i Kodit Penal.

Share With:
Translate »
735 Views