Shmangni sheqerin dhe kripën tek fëmija para vitit të parë të jetës

Në faqen e saj zyrtare, mamia Razije Musa ka treguar arsyjet se pse duhet shmangur sheqerin dhe kripën te fëmija në vitin e parë të jetës.

Sipas mamisë, gjërat që përmbajnë sheqer mund të bëjnë fëmijën tuaj hiperaktiv dhe të ketë energji për të refuzuar gjumin shkruan Gazeta Shneta.

Njëkohësisht, konsumimi i gjërave të ëmbla dëmton dhëmbët shumë herët.

Në anën tjetër, edhe kripa duhet shmangur.

“Kripa para vitit të parë të jetës poashtu është JO e madhe.

I ngarkon veshkat dhe është total e panevojshme, pas vitit të parë i vendosni kripë në ushqim aq sa mund të kapni me maje të gishtërinjve”, ka thënë ajo.

Share With:
Translate »
154 Views