Shoqe të ngushta përgjithmonë, vajzat e Khloe dhe Kim Kardashian për “ski” së bashku

Motrat Kardashian-Jenner janë shumë të njohura jo vetëm për bukurinë e tyre, por dhe për jetën që ato bëjnë. Nëpërmjet ‘Keeping Up With The Kardashians’ kemi mësuar se të gjithë pjesëtarët e kësaj familjeje kanë një marrëdhënie të mrekullueshme. Mesa duket, këtë gjë mundohen t’ja trashëgojnë dhe fëmijëve të tyre. Çdo vit ato shkojnë me pushime në një vend me dëborë për të bërë ski dhe nga një foto të publikuar në ‘Instagram-in’ e Khloé kuptojmë që këtë vit kanë zgjedhur të shkojnë në Colorado. Në foto ishte vajza e saj dhe e Kimit, True dhe Chicago, veshur me kapuça që kombinonin me veshjet e tyre. Në përshkrimin e fotos ajo shkruante: “Mezi po pres të dëgjoj zërat dhe bisedat e tyre! Pyes veten se çfarë janë duke menduar! Chi është njësoj si mamaja e saj me këto shikime”. Duke parë postimet në ‘Instagram’, bashkë me to janë dhe motrat Kendall e Kourtney.

Share With:
Translate »
695 Views