Shtëpia e horrorit, nëna e njerku mbyllin 13 vjeçaren në gardërobë, abuzojnë seksualisht me të

Një vajzë 13 vjeçare është shpëtuar nga ‘shtëpia e horrorit’ ku mbahej e mbyllur nga nëna dhe njerku i saj.

Vajza ishte mbyllur në gardërobë nga nëna dhe njerku, e më pas është përdhunuar nga ata.

Policia në Gjermani e gjeti 13 vjeçaren të mbyllur në dollapin e rrobave, gjashtë muaj pasi çifti pohoi se ajo ishte larguar nga shtëpia e fëmijëve.

Çifti nga fshati Gross Schacksdorf është arrestuar. Policia tha se vajza ishte mbajtur e mbyllur në gardërobë shumicën e kohës dhe dyshohet se është abuzuar seksualisht për një periudhë të gjatë kohore.

Ajo u gjet në një apartament bosh pranë banesës së nënës dhe njerkut të saj.

Çifti dyshohet se i ka shkruajtur vetes letër në emër të vajzës duke thënë: “Mami dhe babi unë u largova sepse nuk mund të qëndroja më në shtëpinë e fëmijëve.”

Vogëlushja u zhduk në tetor të vitit të kaluar nga shtëpia e fëmijëve Käthe-Kollwitz-Home në Cottbus. Ajo ishte vendosur atje nga shërbimet sociale për shkak të sjelljes së paqëndrueshme të çiftit.

Gjatë hetimit policia kontrolloi shtëpinë e familjes mbi 6 herë, por vetëm të dielën zbuluan apartamentin ku fshihej 13 vjeçarja.

Share With:
Translate »
519 Views