Vajza iu dha një mësim të mirë atyre që e paragjykuan për strijat e shatatzanisë

Pasi lindi katër fëmijë, barku i Doreen Ching pësoi një transformim, u bë plot strija dhe me shenja.

Edhe pse barku i saj nuk mund të kthehej më në gjendjen e mëparshme Doreen, 23 vjeç nuk u shqetësua aspak për këtë.
Ajo publikoi në rrjetet sociale foto të trupit të saj të cilat menjëherë u bënë virale në Malajzi, ku ajo jeton, por edhe Singapor dhe Tajvan.

Ajo ka tre djem dhe një vajzë ndërsa kujton se miqtë e saj i thonin të mos bëjë më fëmijë pasi do të shkatërronte trupin.

‘Ju lutemi respektoni gratë e kësaj bote, si nëna juaj dhe gruaja juaj, të cilët përballojnë lindjen dhe ende punojnë. A mund ta bëni këtë?, iu kthye ajo miqve.

Duke e përqafuar trupin e saj, ajo gjithashtu ndau foto me bikini dhe thotë se nuk ka humbur asgjë por vetëm ka fituar katër engjëj.ImageImage

Share With:
Translate »
1110 Views