Si është marrëdhënia e Adrola Dushit me babain e djalit? Flet modelja pas divorcit

Ka vetëm pak kohë që modelja e njohur Adrola Dushi është divorcuar nga bashkëshorti Adis Patushi, por publikisht e tha para disa javësh në Xing me Ermalin. Prej vitesh, modelja ka nisur karrierën në Amerikë dhe bashkë me të birin, Troin, ka nisur një jetë të re.

Në një intervistë të fundit për Elite Show, Adrola tregoi se si i ka raportet me Adisin tani që nuk janë më bashkë. Edhe pse jetojnë në vende të ndryshme, për Troin, ajo bën të pamundurën që të mos i mungojë asgjë.

Adisi i ka dokumentet për të lëvizur vjen shpesh andej, Troi vjen shpesh këtej. Mundohem në çdo mënyrë që Troit mos t’i mungojë as i ati, mos t’i mungojë as unë, prandaj është kjo pjesa që ne duhet të lëvizim shumë. Marrëdhënia jonë për aq sa na takon është vërtet shumë e mirë, nuk kemi inate e respektojmë njëri-tjetrin për aq sa na takon”,– përfundon Adrola.

Share With:
Translate »
2606 Views