Si ta depiloni barkun gjatë shtatzënisë

Gjatë shtatzanisë shumë femra vënë re një ndryshim të çuditshëm në trupin e tyre, shfaqjen e qimeve në bark. Ato nisin që nga lukthi dhe vazhdojnë deri në fundin e barkut. Gjyshet do të thonin se mund të prisni djalë, por ky mit nuk është i vërtetë. Ato shfaqen si pasojë e çrregullimeve hormonale në organizëm, si rrjedhojë lëkura zgjerohet dhe qimet që duhej të shfaqeshin në zonën e bikinit shfaqen në bark. A mund të depilohen këto qime? Sigurisht që po, por jo të gjitha mënyrat janë të lejueshme.

Nuk këshillohet aspak depilimi me lazer pasi është toksik, rrezit e tij kanë pasoja të dëmshme si për nënën dhe fetusin.

Kremi depilues ka përmbajtje lëndësh kimike dhe mund të japë irritim të lëkurës, e cila është më e ndjeshme se zakonisht.

 Zgjidhja më e mirë është brisku, pasi thjesht këput qimen dhe nuk ndërhyn në brendësinë e lëkurës. Fillimisht njomni barkun me ujë ngrohtë që qimja të zbutet. Në qoftë se nuk doni të përdorni pastë rroje, mund ta zëvendësoni fare mirë me vaj bajamesh ose kokosi. Lyeni barkun me vaj, më pas kaloni briskun nga ana e kundërt e qimes.

Share With:
Translate »
2685 Views