Si ta kuptoni nëse bebes tuaj i dhemb barku dhe mënyrat e trajtimit

Dhimbjet e barkut të fëmijës shfaqin një numër të madh simptomash. Këto dhimbje nuk kanë të bëjnë me ndonjë sëmundje, por disa prej tyre lënë pasoja negative në shëndetin e fëmijës. Më poshtë do të lexoni disa mënyra si të kuptoni që fëmija juaj vuan nga dhimbjet e barkut.
Cilat janë simptomat e dhimbjeve të barkut tek fëmijët?
Këto dhimbje barku shfaqen zakonisht tek bebet e moshës 2 deri në 3 javëshe. Bebet zakonisht qajnë kur janë të uritura, të lagura, të frikësuara, të lodhura apo kur kanë dhimbje barku. Por në këto raste kjo e qarë është ndyshe nga të tjerat. Bebet qajnë papushim dhe me zë më të lartë. Një mënyrë tjetër për të dalluar kur bebet kanë dhimbje barku janë dhe gazrat. Në këto raste bebet fillojnë të shtrëngohen, të kthehet përmbys apo të ngren këmbët lart. Gazrat ndonjëherë e bëjnë fëmjën të ndihet më mirë kur ato dalin jashtë, por në raste të tjera i shkaktojnë mjaft dhimbje barku.
Sa zgjasin dhimbjet e barku?
Dhimbjet e barkut tek fëmijët e vegjël fillojnë që në 6 javët e para të ardhjes në jetë dhe arrijnë kulminacionin e tyre në muajin e 3-të ose te 4-të.
Pse disa prej fëmijëve kanë më shpesh dhimbje barku?
Ka një numër shumë të madh arsyesh pse shumica e bebeve rrezikojnë të preken më shumë nga dhimbjet e barkut se fëmijët e tjerë. Kjo varet dhe nga nënat dhe kujdesi që ato kanë tregur gjatë shtatzanisë. Disa nëna të cilat kanë konsumuar alkool apo duhan gjatë shtatzanisë, rrisin më shumë rrezikun që foshnjet të kenë shqetësime të këtij lloji.
A duhet ta çoj fëmijën tim tek mjeku nëse mendoj se ka dhimbje barku?
Po, është një ide e mirë të flisni me një mjek kur fëmija juaj qan papushim. Ai mund t’ju shpjegojë shkaqet e tjera të mundshme, si problemet e zorrëve ose infeksionet urinare, por njëkohësisht fëmija ka nevojë që mjeku të shohë nëse ai po rritet normalisht dhe po ushqehet siç duhet.
A mund të shkaktojë alergjia ushqimore dhimbje barku?
Fëmijët 1-4 muajsh ushqehen kryesisht me qumësht dhe me nënproduktet e tij. Por ka raste që ato mund të shkaktojnë alergji. Këto lloje alergjish i shkaktojnë fëmijëve dhimbje barku. Në këto raste duhet patjetër të konsultoheni me mjekun për të mos pasur shqetësime të mëvonshme.
Përshtati: B.Lica/ Kids’ Time

Share With:
Translate »
2063 Views