Si ta mbani foshnjën të sigurt gjatë motit të ngrohtë

Bebet dhe fëmijët e vegjël mund të sëmuren gjatë motit të ngrohtë. Shëndeti i tyre mund të ndikohet seriozisht nga dehidrimi, lodhja nga ngrohtësia dhe djegia nga dielli.

Por, si ti mbani ata të sigurt? Më poshtë mund t’i gjeni këshillat që duhet t’u përmbaheni,

Bebet më pak se 6 muaj duhet të mbahen larg rrezeve të diellit. Lëkura e tyre përmban shumë pak melanin, që është pigmenti që i jep lëkurës, flokëve dhe syve ngjyrën e tyre, dhe siguron mbrojtje nga dielli.

Fëmijët duhet gjithashtu të mbahen larg nga dielli sa më shumë që të jetë e mundur, veçanërisht në verë dhe midis orës 11 dhe 3 të pasditëskur dielli është më i fortë . Nëse dilni në këtë periudhë, bashkëngjitni një ombrellë në shtratin e fëmijës suaj për t’i mbajtur ata larg nga rrezet e diellit.

Aplikoni një krem lëkure kme një faktor mbrojtjeje dielli (SPF) në lëkurën e foshnjës suaj. Sigurohuni që produkti gjithashtu mbron kundër rrezet UVA dhe UVB. Shumë prej markave prodhojnë kremra lëkure veçanërisht për foshnjat dhe fëmijët e vegjël, pasi këto produkte kanë më pak gjasa të përmbajnë aditivë që mund të irritojnë lëkurën.

Sigurohuni që fëmija juaj të vendosë një kapelë kundër diellit.

Shmangia e dehidrimit

Nëse jeni duke ushqyer me gji fëmijën tuaj, ju nuk keni nevojë t’i jepni ujë dhe qumësht të gjirit njëkohësisht. Por ata mund të duan të ushqehen me gji më shumë se zakonisht.

Nëse ushqeni me shishe, ju mund t’i jepni fëmijës tuaj ujë të zier gjatë gjithë ditës./

Share With:
Translate »
677 Views