Si të evitojmë shqetësimet e foshnjave 0 -12 muajsh
Një ndihmë më shumë për të përballuar shqetësimet e foshnjave dhe fëmijëve si dhe për të kuptuar sjelljet e tyre
Përse qan?
Për një të porsalindur, e qara është mënyra kryesore më të cilën ai komunikon: duke mos ditur ende të flasë, i vogli arrin të lidhet me ambientin përreth vetëm nëpërmjet të qarës. Kësisoj prindërit nuk kanë përse të frikësohen sa herë fëmija qan.
Shkaqet:
Ka uri
E qara e shkaktuar nga një nevojë për ushqim fillon si një ankesë dhe pastaj dalëngadalë kthehet në një shfrim të vërtetë.
Është i irrituar
Mund të jetë dhe ndonjë gjë që e shqetëson të voglin. Ndoshta ka shumë vapë, ose ftohtë. Ose mund të jetë lagur. E qara në këto raste është pak a shumë e dobët, gati si një ankesë e zbehtë.
Ndien dhembje
E qara nga dhimbja është insistuese, e fortë dh e dhimbshme, lehtësisht e kuptueshme. Në muajt e parë mund të bëhet fjalë dhe për pamundësinë që ka për të gogësitur.
Ka nevojë për t’u ambientuar
Sidomos kjo ndodh javët e para, ku dhe mund të qëllojë që i vogli qan gjithnjë në të njëjtën orë të ditës. Bëhet fjalë për një lloj riti i cili i shërben për t’u njohur me një botë për të ende të re dhe të panjohur.
Ka nevojë për përkujdesje
E qara është një ndihmë për fëmijën me qëllim që të tërheqë vëmendjen e babait dhe të nënës.