Si të silleni me një fëmijë që nuk dëshiron të ndahet nga mami

Hyrja në kopsht përfaqëson një fazë rritjeje, e cila mund të krijojë vështirësi për fëmijën. Në fakt, kjo mund të përjetohet me ankth. Në këtë rast fëmija nuk dëshiron të ndahet nga nëna, vuan për largësinë nga ajo dhe bën naze.

Shpesh origjina e sjelljes së tij duhet kërkuar në dinamikat e marrëdhënies familjare, veçanërisht në raportin nënë-fëmijë. Ekspertët pohojnë se është pothuajse gjithmonë nëna, e cila në mënyrë të pavetëdijshme dëshiron akoma ta mbaj nën kujdesin e saj. Fëmija e ndjen këtë lidhje të fortë dhe për ta kënaqur nënën, qan, gjuan si për të komunikuar: “E di që ti pret që unë të qaj sepse po më lë vetëm prandaj dhe unë po ta bëj qejfin”.

Sjellja më e duhur është që ta shoqërojmë ndarjen në mënyrë graduale: duke ndenjur në kopsht një orë ditën e parë, gjysmë ore ditën e dytë dhe kështu me radhë deri sa ta ndihmojmë në arritjen e pavarësisë. Fëmija (por edhe nëna) do të ndihet i shoqëruar, do ta pranojë në mënyrë më të qetë ndarjen momentale.

Share With:
Translate »
489 Views