Si t’ia fitosh zemrën një vjehrre shqiptare?

Marrëdhëniet nuse-vjehrrë janë kryesisht të komplikuara. Ne shqiptarët duket qenë shumë të lidhur me familjen, në rastet kur vjehrra me nusen nuk shkojnë mirë e shohim si diçka shqetësuese. Dhe në fakt, problem është, por jo aq sa e ekzagjerojmë ne. Gjithsesi, sot nuk do të flasim për sherret mes nuses dhe vjehrrës, por do t’ju këshillojmë sesi të mbani marrëdhënie të mira me nënën e partnerit tuaj.

1-Bëji komplimenta

Shumica e njerëzve në përgjithësi i pëlqejnë komplimentat. Prandaj edhe ju mos u kurseni, dhe kur ajo duket bukur bëjani qejfin duke i thënë fjalë të mira. Fundja nuk ju kushton asgjë.

2-Bëj punët e shtëpisë

Kur keni kohë të lirë, bëni punët e shtëpisë, pasi vjehrrat shqiptare sado mund të jenë modernizuar sërish ju bëhet qejfi kur ju shikojnë teksa bëni punët e shtëpisë.

3-Dil me të për të bërë pazare

Shoqëroje ndonjëherë kur ajo bën pazaret e shtëpisë, që ajo mos të ankohet pastaj që i bën të gjitha vetëm.

4-Kërkoi mendim për gjërat që kanë të bëjnë me ty

Kur ti i kërkon mendim për diçka në lidhje me gjërat e tua, asaj do t’i bëhet qejfi pasi do të ndihet e vlerësuar që mendimi i saj ka rëndësi.

5-Qortoje djalin në sy të saj kur sillet keq me të

Kur partneri juaj i ngre zërin të ëmës, ose i thotë ndonjë fjalë që e lëndon, dili në mbrojtje vjehrrës pasi do t’i bëhet zemra mal.

6-Kujtoje në raste festash

Gjithmonë në raste festash kujtoje me një dhuratë, ose qoftë edhe me një mesazh të shkurtër.

7-Kujdesu për djalin

Çdo nënë e ka të rëndësishme të shikojë si nusja kujdeset për djalin e saj, kështu që mundohu të tregosh detaje plus kujdesi ndaj partnerit kur jeni me mamanë e tij. /Revista Class

Share With:
Translate »
881 Views