Takon motrën për herë të parë, shikoni si shpërthen nga xhelozia vëllai i madh

Kur fotografi Jordan Burch mbërriti në dhomën ku sapo kishte lindur nëna për të bërë fotot e para, takoi edhe një djalë 22 muajsh dhe motrën e tij të sapolindur, por nuk e kishte imagjinuar që i vogli Jackson do të ishte kaq, kaq, kaq i mërzitur.

Sot nuk shkoi siç e prisja“, – shkroi Jordan në blogun e tij pas fotove të mrekullueshme. “Zakonisht, kur nënat më thërrasin për të shkuar në spital, takimi i fëmijëve më të mëdhenj me të sapolindurit është i mrekullueshëm.

Jo që ky fëmijë nuk ishte i adhurueshëm, por reagimi i tij ishte tjetër nga ajo që pritej: “Kishte shumë puthje, përqafime e shumë pyetje.

Në fillim, Jackson u duk se e pëlqeu motrën e vogël, madje edhe e tha emrin e saj. “Ai ishte mirë derisa gjeti një vend në prehrin e së ëmës, por pastaj nuk ishte çdo gjë aq e bukur.”

Pas kësaj, djali nisi të qajë, të bërtasë e të vazhdojë të qajë pa pushim.

Pashë se si lotët e tu thyen edhe zemrën e mamit” – shkruan më tej fotografi duke iu drejtuar vogëlushit, por “lajmi i mirë është se dashuria për motrën do të të rritet me kalimin e kohës, ose shumë shpejt, ditë pas dite. Madje, do ta duash mamin edhe më shumë që të solli në jetë një motër, e cila do të të dojë si e çmendur. Jam i sigurt që kjo të ka bërë vëllain më të lumtur në botë, edhe pse sot nuk e ndien dhe nuk e kupton dot.

Lexoni përmes këtyre fotove takimin më të magjishëm në botë — janë foto të adhurueshme, zemërthyese gjithashtu, por të papërsëritshme.

Share With:
Translate »
685 Views