Tatuazhet e sapozbuluara të Angelina Jolie dhe kuptimet e fshehta të tyre

Aktorja nuk e kishte zbuluar asnjëherë shpinën, deri në premierën e filmit të saj më të fundit. Mesa duket ajo ka pritur këtë moment për t’i treguar botës se shpina e saj ështe art më vete. Në pamje të parë ato dukeshin si shkrime të pakumtimta por kuptimi i tyre është më i thellë seç e kishim menduar. Të 3 tatuazhet në shpinën e saj janë bërë para 1 viti dhe përmbajnë shprehje të vjetra Budiste. Përveç këtyre shprehjeve që mendohet se sjellin fat, shihet qartë dhe një tempull në mes të shpinës së saj. Njëri nga tatuazhet në krahun e saj të majtë, mendohet të jetë bërë që në vitin 2003 në Tailand, dedikuar djalit të saj Maddox, të cilin e adoptoi në Cambodia. E ndërsa një tatuazh tjetër duket i njëjtë me atë të Brad Pitt, ish bashkëshortit të saj, e si për ironi simbolizon lidhjen e tyre të fortë me njëri tjetrin. Tatuazhi numër 1 në qafë është një shprehje shkëputur nga titulli i këngës së bandës së saj të preferuar “Clash- Know your rihgts “. Një tatuazh shumë interesant i Jolie ndodhet nën tempullin Budist e përmban koordinatat e vendodhjeve të vendit të lindjes së gjashtë fëmijëve të saj dhe ish-bashkëshortit Brad Pitt. Cilin do të zgjidhnit ju si të preferuarin tuaj?

a

Share With:
Translate »
769 Views