Të shtëna me armë në shkollë, humb jetën vajza 17-vjeçare

Një 17-vjeçare ka humbur jetën, ndërsa dy persona të tjerë mbetën të plagosur pas të shtënave me armë zjarri në një shkollë të mesme në Alabama të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ngjarja ka ndodhur të mërkurën pasdite në “Hyffman High School”, teksa autoritetet raportojë paraprakisht se të shtënat ishin aksidentale.

Vajza 17-vjeçare, e identifikuar nga miqtë e saj si Courtlin Arrington, vdiq gjatë transportit në spital.

teksa, mediat shkruajnë se autori ishte një nxënës, i cili ishte i armatosur në shkollë dhe ndërsa po u tregonte armën miqve, aksidentalisht ka qëlluar.

Share With:
Translate »
590 Views