Të vërtetat pas përrallave më të dashura për fëmijët… dhe nuk janë aspak të bukura!

E gjithë bota është magjepsur nga prodhimet e Disneyt, sidomos fëmijët. Kartona si Hirushja, Mulan, Mogli e shumë të tjerë, kanë rritur breza të tërë, kudo nëpër botë.
A kanë këto filma vizatimorë një bazë të vërtetë apo janë thjesht trillime?

LIBRI I XHUNGLËS


Flitet për një fëmijë që braktiset në pyll dhe që rritet nga kafshët. Kështu, flitet në filmin vizatimor. Por ky film, bazohet në librin e Rudyard Kipling me të njëjtin titull. Autori nuk kishte të njëjtën pikepamje për botën e egër si producentët e Disneyt. Nëse lexoni një fragment të veprës së Kipling, do të pyesni veten se pse nuk quhet ‘Masakra e Xhunglës’.

Kjo, sepse, ndryshe nga filmi ku njerëzit dhe kafshët janë shumë miqësorë me njëri tjetrin dhe Mogli rikthehet në qytetërim, materiali origjinal ka një shteg dhune dhe masakre. Në librin e Rudyard Kipling, Mogli me të vërtetë kthehet në qytetërim, por banorët e keqtrajtojnë atë. Kështuqë, ai bashkohet me Hathin, elefanti që mesa duket nuk ishte aq i butë, dhe bashkë me ushtrinë e kafshëve të egra, sulmojnë vendin duke masakruar tërë popullsinë dhe duke djegur cdo shenjë jete.

MBRETI LUAN

Kushdo që ka lexuar Hamletin e Shekspirit ka vërejtur ngjashmëritë që ka ai me filmin vizatimor Mbreti Luan. Një xhaxha ziliqar që përpiqet të marrë pushtetin duke vrarë të vëllain dhe i biri i këtij të fundit që merr hak në fund.
Ngjashmëritë janë të dukshme, por ajo c’ka ndryshoi Disney, është numri i personazheve të vrarë.
Ju e dini që Hamleti nuk është një histori e lumtur. Hamleti, ndryshe nga Simba, nuk i shpenzon ditët duke kënduar ‘Hakuna Matata’ , por kalon në depresion, gjë që e con drejt vdekjes.
Kur babai i Simbas shfaqet si fantazmë, ai i thotë të birit të marrë vendin që i takon, si mbret. Kurse, kur babai i shfaqet Hamletit i thotë të marrë hak.
Nëse Disney do të ndiqte veprën e Shekspirit rresht për rresht, fëmijët nuk do të shihnin gjë tjetër vecse skena horrori, ku të gjithë ose helmohen ose vriten.

BORËBARDHA


Nuk ka njeri në botë që nuk e di si rrjedh historia e Borëbardhës, ajo ha një kafshatë nga moll e helmuar, bie në gjumë dhe princi vjen dhe e zgjon nga gjumi. Xhuxhat e ndjekin mbretëreshën e ligë deri sa ajo bie në humnerë.
Në fakt, vëllezërit Grim nuk i dhanë kësaj vepre nota të mira dhe fund të lumtur.
Mbretëresha nuk u përpoq ta vriste Borëbardhën vetëm një herë, por TRE.
Pasi princi shpëton princeshën nga kafshimi i mollës, ata vendosin të martohen dhe ftojnë edhe mbretëreshën e ligë në dasmë, ku planifikojnë hakmarrje alla ‘Game Of Thrones’. Mbretëresha detyrohet të veshë një palë këpucë të kuqe prej metali, të sapodala nga furra e pjekjes, dhe të kërcejë me to veshur derisa të vdesë.

RAPANZËLL

Rapanzëll është princesha e rrëmbyer, me flokë të gjata, me fuqinë për rini të përjetshme, dhe lotë magjikë, me fuqinë e shërimit.
Versioni i Disneyt është më i pastër dhe më i kënaqshëm se origjinali i vëllezërve Grim.
Sipas origjinalit, Rapanzëll nuk ka flokë magjikë dhe një princi të dashuruar pas saj, i është thënë se ajo ka vdekur. Nga hidhërimi ai hidhet nga kulla, por fatmirësisht kapet në një shkurre dhe shpëton. Fatkeqësisht, shkurret ishin plot me gjemba, të cilat e verbojnë dhe bëjnë që ai të endet nëpër pyll për vite të tëra, derisa, Rapanzëll ta gjeje dhe ta shërojë me lotët e saj.

SIRENA E VOGËL


Nëse e keni ndjekur filmin vizatimor në të gjitha seritë, atëherë jeni familjarizuar me të mjaftueshëm.
Sirena Ariel, ra në dashuri me princin dhe ra në ujdi për të lënë zërin e saj peng, që të kishte këmbë. Deri këtu, filmi është i njëjtë me librin. Pjesa e ujdisë është ajo që i ndan. Sipas librit me të njëjtin titull, Ariel vdes nëse nuk martohet me princin. Por edhe për këmbët ka një kusht tjetër..në cdo hap që hedh, ajo ndjen dhembje të tmerrshme.
Në fund, Arielit i thuhet se për tu kthyer në sirenë përsëri, i duhet të të vrasë princin.
Fundi? Ajo vetvritet, për tu larguar nga dilemat dhe kthehet në asgjë më shumë se shkumë deti.

MULAN


Kur Disney nxorri Mulanin në 1998, ne pamë një vajzë, që merr detyrat e një burri për të mbrojtur babanë e saj dhe kështu, ajo shkon në luftë. Por zbulohet dhe përjashtohet. Dhe në fund të ditës Mulan shpëton perandorin e perandorinë dhe martohet me gjeneralin që dashuronte.
Në të vërtetë, Mulan është një vepër e botuar për herë të parë në shekullin e V pas Krishtit dhe e ribotuar dhe e ripërmirësuar për shekuj me rradhë.
Sipas historisë së vërtetë, Mulan kthehet në shtëpi duke kuptuar që bota ka ndryshuar. Ajo kapet dhe detyrohet me forcë të bëhet prostituta e drejtuesit të vendit dhe jo gruaja e gjeneralit që dashuronte.
E palumtur me jetën e saj, ajo vetvritet në një mënyrë JO-Disney!

HIRUSHJA


Vetëm nëse vjen nga një planet tjetër, nuk e di historinë e Hirushes ose të paktën ke lexuar a dëgjuar për të.
Në realitet ka dy histori Hirusheje.
E para është e shkruar në shekullin e 17, kohë kjo kur Hirushja vret njerkën e saj të ligë duke i thyer qafën.
Nese kjo është e pamjaftueshme, atëherë vëllezërit Grim kanë dicka akoma më të “bukur”.
Sipas tyre, motrat e tjera presin pjesë nga këmbët e tyre vetëm e vetëm që t’i përshtasnin për këpucën e argjendtë.
Kur hileja e tyre zbulohet, ata pëllumbat që shoqëronin Hirushen i verbojnë motrat duke u… eh e kuptoni vetë!

KURRIZOJA I NOTREDAMIT


Nëse lexon një kopje të veprës mbi Kurrizon e famshëm, për të lexuar historinë që jepet në TV, epo falë Disneyt, mos shpreso më kot.
Viktor Hugo nuk ka qënë në një humor alla Disney kir shkroi mbi Kuasimodon.
Sipas Hygoit, Esmeralda është njeri me moralin e një të dështuari në jetë.
Dhe kur lord Frolo ekzekuton Esmeraldën, Kuazimodoja thjesht shikon.
Kështu, i mbushur me urrejtje, gungaci hedh lordin nga kulla e kishës, para se të vajtojë e të ngashërehet te trupi i Esmeraldës.
Sa prekëse!

PITER PAN


Oh, po! Historia e djaloshit që nuk rritej dhe mësonte të tjerët si të fluturonin teksa kalonin aventura tepër të bukura. Kështu e dimë të gjithë, apo jo?
Në veprën origjinale te J.M Barrie historia është “paksa” ndryshe.
Sipas Barrie, Piter Pan nuk është gjë tjetër vecse një maniak, që vret piratë dhe u shkul gremcët. Vrasjet e Piterit nuk mbarojnë këtu.
Djemtë e Kurrkundit nuk duhet të rriten kurrë, kështu që Piteri duhet të kujdeset që t’i shkurtojë..me kuptimin e parë të fjalës. /Blitz.al/

Share With:
Translate »
1323 Views