Teatrot u mbyllën, aktori i vogël i “La Vita e Bella” punon në ‘call center’ kundër Covid-19

Me siguri shumë nga ju e kanë parë filmin ‘Life is Beautiful’ me regjisor Roberto Benigni i publikuar më 1997-ën dhe fitues i ‘Oscar’. Protagonist ka qenë edhe aktori Giorgio Cantarini që asokohe ishte vetëm 5 vjeç. Në një intervistë për ‘Il Messaggero’, ai ka zbuluar: “Është një kohë e vështirë për artistët, duhet të bëjmë diçka dhe kur japim një dorë për të ndihmuar ata që janë në nevojë në luftën kundër Covid-19 është akoma më mirë”.

Aktori është operator në ‘Call Center-in’ dedikur koronavirusit dhe ka kohë që ka vendosur ta bëjë këtë punë. Duke marrë parasysh gjithë eksperiencën që ka Giorgio në kinema madje edhe në nivel internacional, jo pak njerëz janë surprizuar nga kjo zgjedhje e tij. Me mbylljen e teatrove, aktori pranon se puna në set xhirimi është e vështirë dhe derisa gjendja të qetësohet ai do vazhojë të punojë si operator.

Share With:
Translate »
264 Views