Pse shtatzënat duhet t’i heqin të gjitha bizhuteritë para lindjes?
Femrat i adhurojnë stolitë dhe i mbajnë gjatë gjithë kohës, kudo që ndodhen. Por, kjo ide duket e papërshtatshme për kohën kur jeni duke sjellë në jetë fëmijën tuaj. Në sallë të lindjes, stolitë dhe aksesorët e ndryshëm duhet të hiqen. Kjo, pasi ato rrisin mundësinë e infektimit sepse nuk janë të sterilizuara dhe përmbajnë shumë mikrobe në sipërfaqet e tyre. Gjithashtu, ju mund t’i shkaktoni vetes lëndime të ndryshme si gërvishtje apo lëndime tjera.