Tërmeti në Meksikë shembi shkollën, vdesin mbi 21 fëmijë

Pas tërmetit të fuqishëm 7.1 ballë në Meksiko një nga përpjekjet më të dëshpëruara të ekipit të kërkim-shpëtimit ishin në një shkollë fillore dhe të mesme. Një pjesë e shkollës trekatëshe është shembur duke lënë të paktën 21 fëmijë të vdekur dhe katër të rritur. Departamenti Federal i Arsimit njoftoi të martën se 25 trupa ishin gjetur në rrënojat e shkollës ndërsa po punonet për gjetjen e trupave të tjerë ose të mbjetuarëve, të tërmetit më vdekjeprurës që nga vitit 1985. 30 fëmijë dhe 8 të rritur rezultojnë akoma të zhdukur që nga ora 02:00 e së mërkurës. Tërmeti ra në afërsi të qytetit Puebla të Rabosos, rreth 75 milje në juglindje të Mexico City dhe deri tani ka shkaktuar një bilanc prej 248 persona. /oranews.tv

Share With:
Translate »
630 Views