“Ti dhe babai yt duhet të vdisni”, djali i futbollistit të famshëm bën publike mesazhet kërcënuese

Skuadra e Juventusit nuk po kalon një fazë aspak të mirë në kampionat, ndërsa tifozët fajësojnë trajnerin Andrea Pirlo për ecurinë e dobët të skuadrës së tyre

Këto akuza kanë arritur deri tek djali i tij, Nikolo Pirlo, i cili ka publikuar mesazhe shokuese në drejtim të tij dhe babait të tij.

“Ju duhet të vdisni”, shkruhet në njërin prej mesazheve kërcënuese. 17-vjeçari ndau mesazhin e rëndë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale ku nuk munguan dhe mesazhet e shumta të sensibilizimit në drejtim të tij.

Kujtojmë se rreth një viti më parë një frikë e madhe pushtoi familjen e Andrea Pirlo-s.

Vajza e ish-futbollistit të Milanit dhe Juventusit, ishte goditur nga një makinë në qendër të qytetit të Torino-s. Incidenti u shënua në rrugën mes Bonafus dhe Maria Vittoria, shumë pranë sheshit Vittorio. Vajza u transportua menjëherë në spitalin Regina Margherita. Ajo pësoi vetëm disa gërvishtje dhe një tronditje të lehtë. Megjithatë mjekët vendosën që ta mbanin disa ditë nën kontrollin e tyre në spital.

Andrea Pirlo ka lindur më 19 maj të viti 1979-të. Ai është trajner i klubit “Juventus”. Konsiderohet të jetë një nga lojtarët më të mëdhenj të historisë. Pirlo është i njohur për vizionin e tij, kontrollin e topit, teknikën, kreativitetin, pasimin dhe aftësinë për goditje të lirë.

Share With:
Translate »
257 Views