Tiranë, ndërron jetë 5-vjeçarja që u tërhoq zvarrë nga makina

Aksidenti i rëndë që ka ndodhur orët e vona të mbrëmjes së djeshme ka rezultuar fatal për vajzën e vogël Ajla Kallari, e cila sot ka ndërruar jetë ne spital. 5-vjeçarja kishte marrë plagë të rënda në trup, ku dëmtimet më të mëdha i kishte të përqendruara në veshka dhe mushkëri. Xhaferr Kallari bashkë me mbesën  e tij Ajla Kallari kanë qenë duke kaluar rrugën teksa janë përplasur nga një makinë tip “Volswagen” e cila i ka tërhequr zvarrë për rreth 50 metra. 77-vjeçari, gjyshi i vogëlushes së ndjerë, ka thyer brinjët por sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetën. Pranë JOQ ka shkruar një familjare e familjes Kallari, e cila jep edhe lajmin e hidhur që 5 vjeçarja ka ndërruar jetë. “Ajla vdiq. Esht nje humbje e pa besueshme për te gjithë ne Ajla dje ishte te un sot është me nje fustan te bardh po e qajnë”, shkruan e afërmja e familjes Kallari.

Share With:
Translate »
2344 Views