Transgjinori që solli në jetë vajzën e tij pas tentativave të dështuara për të lënë gruan shtatëzënë
Chris Rehs-Dupin, një mashkull transgjinor, ka sjellë në jetë një fëmijë. Ai ka lindur femër por falë operacioneve është shëndrruar në mashkull, dhe fatmirësisht kishte të dy organet riprodhuese. Ai dhe bashkëshortja, janë njohur që në moshën 20 vjeçare. Mbas martese, gruaja e tij Ami, nuk po arrinte të ngelej shtatëzën, dhe kështu fëmijën e solli në jetë bashkëshorti i saj transgjinor.
“Ne kemi bërë kaq shumë sforco për të sjellë në jetë këtë fëmijë. Kemi shkuar nëpër mjek pafund, trajtime apo dhe medikamente, deri sa arritëm në pikën ku e vetmja zgjidhje që na mbetej ishte të ndrronim trupat’’ – u shpreh Ami.
Vajza ka lindur në 20 dhjetor të vitit 2014, por vetëm tani është bërë publike. Vajza e tyre sot është 3 vjeç dhe gëzon shëndet të plotë