Tronditet bota, vajza 3 muajshe i flet të ëmës: “Të dua” (video)

Vajza e vogël 13-javëshe ka habitur nënën e saj duke i thënë “unë të dua”. Në video duket nëna 28 vjeçare Claire Reid nga Skocia, dhe vajza e saj e vogël Ellie. Në video vajza po përpiqet të kopjojë atë që thotë Claire dhe thotë të dua në mënyrë të qartë. “Isha duke punuar në qytetin Inverness kur Claire më dërgoi videon. Nuk mund ta besoja. Ne ua dërguam videon edhe miqve dhe familjarëve tanë dhe ata ishin të gjithë të tronditur”- tha babai 32 vjeçar Grant për Daily Mail.

Share With:
Translate »
1761 Views