Trupa e baletit të Top Channel surprizon fëmijët e pediatrisë për festat e fundvitit
Trupa e baletit të Top Channel gjatë ditës së sotme kanë bërë një gjest shumë human.
Ata në bashkëpunim me ministrinë e Shëndetësisë kanë organizuar një surprizë për të gjithë fëmijët, të cilët ndodhen të shtruar në pavionet e Pediatrisë në Tiranë.
Balerinët kanë kërcyer me fëmijët e sëmurë duke i dhuruar atyre buzëshqeshje dhe lumturi për pak çaste.
Të veshur me kapucë Krishtlindjesh, tollumbace dhe muzikë në sfond kanë krijuar një atmosferë festive në spital.