I dërgoi letër babait në parajsë, vjen përgjigja prekëse për vogëlushen

Një vajzë e vogël që i shkroi një letër babait të saj në parajsë, ku i kërkonte atij të vinte në shtëpi për Krishtlindje, ka marrë një përgjigje të ngrohtë nga stafi i Postës Mbretërore në Britani.

Madison Danter, gjashtë vjeç, mori përgjigjen e cila shkruante, se letra e saj ishte dorëzuar në mënyrë të sigurt tek babai i saj Thomas Danter, pavarësisht se ishte ‘një udhëtim i vështirë’.

Babai i saj, Thomas, 40 vjeç, vdiq dy vjet më parë, pasi u operua në një operacion të pestë të zëvendësimit të valvulave të zemrës.

Ai la pas pesë fëmijë; Lewis 23 vjeç, Chloe 18 vjeç, Thomas 16 vjeç; James 13 vjeç dhe Madison.

Në lidhje me rastin, ka folur edhe xhaxhai i tyre, Shane Danter, 49 vjeç, i cili tha se dëshira e vetme e Madisonit për këtë Krishtlindje ishte, që babai i saj të kthehej në shtëpi nga parajsa.

Letra për vogëlushen

“Ndërsa ne kemi dhënë kartat e Krishtlindjeve, ne u bëmë të vetëdijshëm për një letër shumë të veçantë nga ju.

Pra, desha vetëm të përfitoj nga kjo mundësi, që t’ju kontaktoj, se si kemi arritur sukses në dërgimin e letrës tuaj tek babai juaj në parajsë.

Sidoqoftë ju lutemi sigurohuni që ky artikull i rëndësishëm është dorëzuar në mënyrë të sigurt. Prioritet i postës së Mbretërisë është, që të dërgojmë postën e klientëve tanë dhe ne e dimë se sa e rëndësishme është mail juaj”, shkruhej në letër.

Share With:
Translate »
561 Views