Trupi (mesazhi) i një nëne pas lindjes së binjakëve
Trupat e grave ndryshojnë shumë me kalimin e viteve, por ndryshimi që ndodh më shpejt se çdo ndryshim tjetër është ai që gruaja kalon gjatë shtatzënisë. Kjo ndodh sepse të rritësh një qenie njerëzore për 9 muaj në trupin tënd, e zgjeron atë si asnjë gjë tjetër.
Këto ndryshime dhe shenjat e dukshme u japim pasiguri shumë femrave. Ato ndihen në siklet për pamjen e tyre, kane pasiguri dhe ndihen keq se si të tjerët mund t’i gjykojnë, dhe e gjithë kjo, vetëm sepse ato kanë bërë gjënë më të bukur dhe humane të mundshme, kanë dhuruar një jetë të re.
Këto ndienja negativiteti ishin tepër reale edhe për Emily Marson e cila lindi dy djem binjakë që i quajti Arthur dhe Finley. Emily ka shkruar një letër për veten e saj dhe të gjitha nënat e tjera, në Instagramin e saj, e cila na frymëzoi shumë.
Ajo shkroi: “Ok, kjo është shumë personale por tashmë unë jam 4 muaj pas lindjes dhe sapo kam filluar të pranoj atë që trupi im është bërë. Kam mbajtur dy bebe shumë të bukura për 36 javë dhe i kam ushqyer për 5 javë. Shatëzënia ime nuk ka qenë dhe aq e thjeshtë sepse këta djemosha donin të lindnin më herët dhe për këtë jam shtruar në spital disa herë për shkak të dehidrimit dhe të kontraktimeve të hershme. Trupat tanë heqin shumë, ndryshojnë shumë dhe ky trup kalon shumë, prandaj jam shumë krenare për veten time sepse kam mbajtur këta fëmijë kaq të bukur dhe i kam ushqyer ata, u kam dhënë ngrohtësi dhe më e rëndësishmja u kam dhënë atyre gjithë dashurinë të cilën nuk mendoja se e kisha. Kjo shenjë, që do e kem gjithë jetën time, është një sakrificë e vogël për një jetë të mbushur plot me kujtime të bukura të familjes sime. Shenjat e zgjerimit të lëkurës nuk përcaktojnë se kush ti je, shenja e operacionit nuk përcakton se kush ti je, lëkura e botë dhe e lëshuar nuk përcakton se kush ti je. Ti je fantastike, ti je një nënë dhe je drita e syve të fëmijëve të tu. Doja ta ndaja këtë për të treguar realitetin e trupave tanë dhe se është në rregull të mos jesh perfekte sepse në sytë e tyre do të jesh pikërisht ashtu.”
Gjithçka duhet të bëni tani është të besoni në veten tuaj!