Vajza, ja si ta kuptoni nëse jeni lidhur me një “çun mamaje”

Në përgjithësi djemtë janë shumë të lidhur me nënat e tyre. Ka disa  prej tyre të cilët e “teprojnë” me afrimitetin që kanë me nënën, deri në atë pikë sa shoqëria i konsideron “çuna mamaje”. Nëse  partneri juaj, ose personi që ju pëlqeni është shumë i afërt me nënën, psikologët e lidhjeve tregojnë disa shenja se si t’i kuptoni ata.

1. Ose jeton me prindërit, ose jeton më vete dhe prapë, rrobat ia lan mami
Ai s’di të gatuajë për veten, s’di të pastrojë dhe shtëpia e tij është një rrëmujë e paparë. Nuk jeton më me prindërit vetëm sepse do një shtëpi që të sjellë lirisht të dashurën, por dreqi e mori, nëse s’di të bëjë një vakt për veten e tij, s’mund të bëjë diçka për së mbari për ty.

2. Ti dyshon se po flet me ndonjë tjetër, por në fakt… është thjesht në bashkëbisedim intensiv me mamin. Tërë kohës.
Sigurisht që të gjithë flasim me prindërit, i kemi miq në Facebook (ndonjëherë edhe e shmangim këtë), por jo pa pushim. Nëse ai bashkëbisedon intensivisht me të ëmën në telefon, do të thotë se është i varur prej saj. Sepse çdo bisedë e rëndësishme me prindërit dikur mbaron, kurse këshillat “vishu, lahu, pi ilaçe”, nuk mbarojnë asnjëherë.

3. E merr çdo vendim në bazë të këshillave të saj
Ato historitë: “zgjodha këtë shkollë se i pëlqente mamit”, ose bisedat telefonike të tipit: “Ok, ma, po porosis perime të ziera”, tregojnë se ajo ka pakëz më tepër kontroll se ç’do të duhej mbi të. Ai mund edhe ta fshehë këtë pjesë, por është lehtësisht e kuptueshme.

4. Mami i tij nuk bën kurrë asnjë gabim
Mos guxo të kundërshtosh ndonjë këshillë që ia ka dhënë ajo. Mund të mos ju kundërshtojë haptas, por në fund, do të veprojë përsëri sipas mënyrës së saj.

5. Pret që ti të jesh si ajo
Ajo është “standardi i artë” i gruas që ai kërkon të ketë në krah, dhe do t’ju krahasojë vazhdimisht me të ëmën. Mund të mos e shprehë troç, por e tregon përmes kritikave për mënyrën si vishesh, krihesh, çfarë porosit në restorant apo edhe shkolla që ke zgjedhur.

6. Është i llastuar
Përfiton nga përkujdesja që i jep e ëma, dhe nuk ndihet në faj. Ia lë asaj edhe detyrat që mund t’i bëjë fare mirë vetë. Madje pret edhe nga ty të bësh të njëjtën gjë.

 

Share With:
Translate »
124 Views