Një nënë i fal fëmijët edhe kur ata e çojnë në azil gjatë pleqërisë, zemra e saj nuk mban inate
Fati i një nëne është të presë fëmijët e saj. I pret ata në shtatzëni për 9 muaj rresht, i pret kur dalin nga kopshti, si dhe i pret kur dalin nga shkolla, kur ata rriten. Ajo i pret kur kthehen nga një festë, sado vonëtë kthehen dhe pavarësisht faktit që mund të kthehen të dehur. Nuk e zë gjumi, nëse nuk sigurohet qëfëmija i saj është kthyer mirë në shtëpi.
Një nënë i pret fëmijët e saj kur kthehen nga puna, në mënyrë që t’i përgatisë diçka të ngrohtë për tëngrënë. Ajo e di se puna e ngarkuar i bën të konsumojnë ushqime jashtë, kështu që kujdeset personalisht që në shtëpi fëmijët e saj të ushqehen shëndetshëm. Një nënë i pret fëmijët në shtëpi me dashuri, ndonjëherë me ankth kur ata largohen pa njoftuar dhe rrallë herë me inat, por që ky i fundit kalon shpejt pasi ajo i sheh fëmijët dhe i përqafon ata. Një nënë i pret fëmijët edhe kur ata e çojnë në një azil gjatëpleqërisë. Ajo e fal fëmijën duke e justifikuar me qindra arsye për një vendim të tillë dhe e pret me padurim ta shohë atë, sado rrallë t’i shkojë për vizitë.
Ndaj, përpara sakrificave të tilla, mundohuni që mamaja juaj të mos ju presë më. Vizitoje