Vajza që dëshironte kukullën e zezë dhe racistët e Amerikës
Kur nëna e saj i tha që mund të zgjidhte një dhuratë, Sofia 2- vjeçare nuk pati asnjë dyshim; donte një kukull, por jo një të zakonshme. “Kur mbërritëm në dyqan zgjodhi në kukull doktoreshë, – rrëfen e ëma Brandi Benner, – sepse në kokën e saj ajo është që tani një doktoreshë; i propozon një kontroll mjekësor kujtdo që hyn në shtëpi”. të ishte një histori dosido nëse Sofia nuk do të ishte një vajzë e bardhë dhe kukulla e saj një doktoreshë me ngjyrë. Por gjërat në fakt ishin kështu dhe shitësja e dyqanit ku gjendej vogëlushja me nënën e saj nuk ngurroi ta theksonte mirë këtë fakt.
“E pyeti se përse nuk merrte një kukull të ngjashme me të”, – ka shkruar nëna e vogëlushes në një postim në profilin e saj në Facebook. Dhe sofia iu përgjigj se kukulla që zgjodhi i ngjante; ishte një doktoreshë, njësoj si ajo. “Vajza ime nuk u dekurajua, ndoshta ndonjë fëmijë tjetër do ta kishte bërë”, thotë nëna e vogëlushes.
Postimi i Brandi Benner në rrjetin social Facebook është bërë menjëherë viral dhe është shpërndarë qindra mijëra herë, ndërsa ka marrë mijëra komente, mes të cilave edhe një nga Berenice King, vajza e të famshmit Martin Luther King.
Kjo nuk është një histori dosido, edhe sepse qe pikërisht një eksperiment me kukulla, i kryer në shkollat amerikane, që solli në 1954 krijimin e shkollave të përziera në të gjithë vendin.
Në vitet ’40, një grup psikologësh përdorën kukullat për të testuar shkallën e paragjykimit me të cilin rriteshin fëmijët: preferenca e qartë e fëmijëve – si të bardhë ashtu edhe me ngjyrë – për kukullat e bardha në krahasim me ato me ngjyrë dhe fjalët me të cilat ata shpjeguan zgjedhje e bërë, i shtynë studiuesit të dilnin në përfundimin se segregacioni duhej zhdukur.
“The Doll Experiment” u ripropozua në vitin 2010 nga Anderson Cooper në CNN dhe u konkudua se në epokën e Barack Obama, presidentit të parë me ngjyrë të SHBA, shumë paragjykime racore mbeteshin të paprekura.
Ajo që ndodhi me Sofian e vogël është ilustrimi më i mirë i gjithçkaje. Një vajzë e vogël 2-vjeçare që nuk shesh asnjë dallim mes vetes dhe një kukulle të zezë, një nënë që e inkurajon dhe një shitëse, të cilës e gjithë skena i duket absurde. Një metaforë e përkryer e përçarjes nëpër të cilën kalon sot ende shoqërinë amerikane.
Kjo histori dëshmon se për të fshirë paragjykimet duhet ende kohë, edhe pse diçka ka lëvizur.
“Zgjedhja e kësaj vajze të vogël është shenjë e një ndryshimi që do të na bëjë të shohim përtej ngjyrës së lëkurës dhe që do t’i japë fund paragjykimeve të bazuara në të,” shkroi në Facebook Berenice King, vajza e Martin Luther King.
S.M