Vajza stjuardesë, babai i feston Krishtlindjet në avion

Krishtlindjet janë festa simbol e fundvitit, rasti për t’u takuar dhe festuar me miq e të afërm. Pierce Vaughan, një stjuardesë amerikane, këtë vit nuk arriti t’i kalojë festat me prindërit e saj në shtëpi: duhej të punonte si me 24, ashtu edhe me 25 dhjetor. Atëherë babai i saj vendosi të prenotojë të gjitha fluturimet ku e bija ishte me shërbim për të festuar me të në… ajër.

Ngjarja është treguar në “Facebook” nga Mike Levy, një pasagjer që ishte ulur në krah të babait, Hal Vaughan në udhëtimin Florida-Detroit. “Ky njeri ka vendosur të kalojë pushimet me vajzën. Ndaj, po udhëton në të gjitha linjat, sot dhe nesër në të gjithë vendin, për të kaluar sa më shumë kohë me të për Krishtlindje. Çfarë babai fantastik! I uroj Gëzuar Krishtlindjet”, – ka shkruar Mike, duke ndarë një foto të Pierce me uniformën e saj të stjuardesës dhe babain e vajzës, i cili buzëqeshte i ulur në sedijen e pasagjerit.

Postimi prekës ka bërë xhiron e botës dhe është ndarë nga vetë Pierce. “Udhëtimi i parë i babait ka qenë një sukses”, – ka shkruar vajza, duke iu referuar faktit që kompania ajrore për të cilën punon, “Delta Airlines”, ofron udhëtime me tarifa të reduktuara për familjarët e punonjësve.

Share With:
Translate »
551 Views