Varrmihësi i Tufinës: Dëgjova natën një fëmijë duke qarë, kur afrohesha zëri ikte
Astriti është një varrmihës që punon në varrezat e Tufinës në Tiranë.
Gjatë një emisioni televiziv ai ka treguar se puna e tij nuk është e zakonshme pasi ndonjëherë ka edhe histori të frikshme por edhe të çuditshme.
Ai ka treguar se një natë ka dëgjuar të qara fëmijësh dhe sa më shumë i afrohej zërit, aq më shumë largohej ai.
Po ecja poshtë, po ikja në shtëpi, ishte ora 11 e gjysmë të natës dhe kur dëgjoj të qara fëmije dhe gjithmonë tani duke menduar se vijnë qytetarët, ndalojnë makinën aty, lënë fëmijët dhe shkojnë te varret. Thërriste ky fëmija, o ba hajde se kam frikë, sa afrohesha unë, ikte pak më larg ky zëri.
Ai thotë se pas këtij momenti dëgjoi të atin i cili i thoshte mos ki frikë se jam këtu afër por që nuk i shihte fizikisht. Më pas ndezi një cigare dhe zërat nuk i dëgjoi më.
Sipas Astritit në varr të gjithë janë të barabartë, si i pasuri dhe i varfëri. Ai thotë se gjatë jetës nuk duhet të bëjmë keq pasi të gjithë në një vend do përfundojmë.