Vazhdojnë tërmetet në Detin Adriatik, ja si ishte situata gjatë natës

Prej dy ditësh vendi ynë është përfshirë nga paniku i tërmeteve.

Qytetet më të prekur janë Tirana dhe Durrësi dhe situata është shumë shqetësuese.

Më 21 shtator rreth orës 16:04 vendi u godit nga një tërmet 5.8 ballë, i cili shkaktoi dëme materiale dhe të lënduar.

Që pas këti tërmeti kanë vazhduar lëkundjet, të cilat edhe pse më të lehta përsëri kanë krijuar panik.

Mbrëmjen e kaluar rreth orës 10 ra një tërmet i fuqishëm, i cili ngriti qytetarët.

Ata dolën për të kaluar natën në vende të hapura dhe qëndruan për orë të tëra.

Tërmetet kanë vazhduar edhe  gjatë natës dhe pas orës 00:00 janë shënuar tre të tillë.

Në orën 00:03 ka rënë një tërmet 3.8 ballë dhe epiqendra e tij ishte 21 km larg Tiranës.

Pak minuta më pas, në orën 00:06 ka rënë një tërmet i dytë 2.9 ballë dhe epiqendra e tij ishte Deti Adriatik.

Rreth orës 01:41 ka rënë një tërmet tjetër me magnitudë 3.2 dhe epiqëndra ishte sërish Deti Adriatik.

Më pas mëngjesi ka vazhduar të jetë i qetë dhe shpresojmë që situata të jetë  drejt normalizimit.

Share With:
Translate »
510 Views