Velipojë, thellohet tragjedia në familjen Zenuni, vdes edhe i biri

Ka ndërruar jetë edhe Hektor Zenuni, 33 vjeçari i cili mbeti i djegur gjatë shpërthimit të një zjarri në një kompleks turistik në Velipojë. Më herët, humbi jetën edhe babai i tij, i cili gjithashtu mori djegie të shumta në pjesën më të madhe të trupit. Shpërthimi ndodhi më 28 korrik si pasojë e rrjedhjes së gazit nga një cisternë 1 mijë litërshe e vendosur në katin përdhes të pallatit. Nga ngjarja mbetën të plagosur katër persona, por më rëndë ishin Besnik Zenuni, 55 vjeç dhe djali i tij, Hektor Zenuni, 33 vjeç. Ata u transportuan me helikopter për mjekim të specializuar në Tiranë dhe më pas i riu u transportua për në Turqi, por nuk ia ka dalë dot të mbijetojë për shkak të djegies në shkallë të gjerë.

Share With:
Translate »
2332 Views