Vëllai i vari djalin në pemë, babai habit me deklaratën në polici

Policia e Elbasanit ka shoqëruar në komisariat 3 shtetas pas publikimit të fotos të një të mituri e cili ishte varur prej rrobash në një pemë.

Kjo ngjarje ka ndodhur në Elbasan dhe ka qënë haxhai i të miturit, Fati Methasa, 29 vjeç, ai që ka kryer këtë akt.

“Ja ç’bën Babloku. Ata që bëjnë faj, Babloku i var, dënim me varje”, shkruan 29 vjeçari në Facebook.

Mësohet se policia ka shoqëruar në komisariat edhe babain e të miturit.

Në deklarime, babai i fëmijës ka pohuar se djali nuk është dhunuar, por këtë veprim vëllai i tij e ka bërë para dy vjetësh në formë shakaje. I pranishëm ka qenë dhe ai vetë.

Share With:
Translate »
600 Views