Vendimi i guximshëm i Angelinës, për hatrin e fëmijëve

Aktorja e njohur, Angelina Jolie është zhvendosur së bashku me fëmijët në shtëpinë e saj të re, që ndodhet vetëm 1.6 km larg Brad Pitt. Sipas burimeve të brendshme, Jolie e bëri këtë gjë që 6 fëmijët e tyre të arrijnë të kalojnë kohë me babain, edhe pse prindërit janë tashmë të divorcuar. “Angelina dhe fëmijët kanë kaluar vjeshtën dhe një pjesë të mirë të verës në Malibu, vetëm një orë larg nga Brad që e ka patur shumë të vështirë në këtë periudhë. Ndërkohë që ata shijonin plazhin, e kishin të thjeshtë të takonin edhe babain. Të gjithë janë shumë të lumtur dhe lagjia e re i duket si shtëpi pasi janë afër dhe do rriten në prani të të atit,” – tha burimi për Hollywood Life. Ambienti i ri që 42-vjecarja ka blerë është majftueshëm i madh për të patur një pishinë, palestër dhe dhomë të vecantë për secilin nga fëmijët. Kohët e fundit kanë patur probleme për takimet që bënte Pitt me fëmijët, pasi nuk e ka kujdestarinë e tyre dhe duhej aprovimi i aktores për cdo gjë.

Share With:
Translate »
813 Views