Vendimi i rëndësishëm pas lindjes së binjakëve, do t’ju bëjë ta adhuroni Beyoncen

Beyonce është përkushtuar e tëra për t’i ndihmuar sa më shumë njerëzve në nevojë, e sidomos fëmijëve. Mungesa e ujit të pijshëm dhe të pastër në Burundi, që njihet si “Zemra e Afrikës”, është pika kryesore. Burundi është shtëpi për një numër të madh të popullsisë që nuk kanë qasje në ujë të pijshëm, e si pasojë e kësaj vuajnë nga një epidemi që u merr jetën çdo vit qindra fëmijëve e të rriturve. Fondacioni i këngëtares Beyonce, “BeyGood”, së bashku me UNICEF-in, janë duke marrë një hap të madh drejt përmirësimit të kushteve në këtë vend dhe të sigurojnë ujë të pijshëm për ta. Faza e parë përfshin ndërtimin e puseve të pajisura me pompa dore, edukimin mbi higjienën dhe përmirësimin e ujit dhe kanalizimeve nëpër objekte shkollore.

Share With:
Translate »
884 Views