Vetëm se nuk ke foto të bukura gjatë shtatzanisë, nuk je më pak nënë

“Depresioni gjatë shtatzanizë”. Për të është folur shumë rrallë. Ka pasur kaq shumë fokus në depresionin e paslindjes në media, por për shumë gra, shtatzënia nuk është gjithmonë fushë me lule, ose siç quhet pritje e ëmbël.

Jo të gjitha gratë kanë një përvojë të bukur me rritjen e fëmijës brenda trupit të tyre,  ose e shijojnë atë, ose kanë një lidhje me barkun e tyre. Për shumë gra, shtatzënia mund të jetë e lodhshme, jashtëzakonisht shkatërruese për nervat, e dhimbshme dhe plot frikë.

Depresioni im që kisha kaluar gjatë shtatzanisë e më pas dpresioni pas lindjes ishin sfilitës  kur u ktheva në shtëpi nga spitali.

Nuk doja të ngrihesha nga shtrati. Më tronditën krizat e ankthit. Unë qaja çdo ditë. Kam pasur sulme paniku të plota, veçanërisht në dush; u bëra aq keq sa partnerit tim iu desh të qëndronte pranë dushit ndërsa unë isha brenda duke u larë dhe shumicën e kohës përfundonte duke më larë, sepse midis avujve të nxehtë dhe lotëve, trupi im nuk lëvizte.

Unë zgjohesha çdo ditë duke pyetur veten, “A është kjo dita që unë do t’i humbas binjakët?” Imagjinoni që për muaj me radhë të kesh frikë se nëse bën edhe një hap të vetëm mund të rrezikosh shtatzëninë, që nëse shkoni përkulesh mund të humbasësh foshnjat, se lëvizjet që bën për t’u veshur mund të bëjnë që trupi yt të përjetojë trauma më thella.

Kjo isha unë. Ndjeva gjithçka, por gjithashtu si e paralizuar dhe e mpirë. Unë nuk e ndaj këtë pjesë të historisë sime që të fitoj mëshirë, simpati apo çfarëdo. E ndaj sepse gratë duhet të dinë se ndjenjat që përjetojnë gjatë shtatëzanisë janë reale dhe aq shumë të vlefshme.

Vetëm se nuk keni një shtatëzani magjike, me fotografi të përsosura, nuk ju bën më pak mama.

Share With:
Translate »
524 Views