VIDEO/ Djali katërvjeçar u pa tek shkallët e pallatit duke tundur armën, i ati arrestohet live në TV

Një burrë është arrestuar në një transmetim të drejtpërdrejtë në shtetin amerikan të Indianës, pasi djali i tij katërvjeçar, u pa duke tundur një armë.

Shane Osborne, 45 vjeç, u akuzua për neglizhencë pasi fqinjët raportuan se një fëmijë në një korridor mbante atë që ata besonin se ishte një pistoletë, tha policia.

Arrestimi është filmuar në emisionin televiziv On Patrol: Live.

Emisioni transmetoi video survejimi që dyshohet se tregonte djalin duke luajtur me një armë dhe madje duke tërhequr këmbëzën.

Z. Osborne fillimisht i tha policisë se nuk kishte armë në shtëpi, duke pretenduar se ndihej i sëmurë gjatë gjithë ditës dhe flinte, tha Policia e Beech Grove për BBC.

“Unë nuk kam armë,” i thotë ai policisë në emision, ku oficerët e Beech Grove ndiqen në turn. “Nuk kam futur kurrë armë në këtë shtëpi, nëse ka, është e kushëririt tim”.

Ai shtoi se nuk e kishte kuptuar që djali i tij kishte qenë jashtë në korridorin e banesave.

Ndërsa oficerët ishin ende në vendngjarje, një fqinj u doli përpara oficerëve me video survejimi. Videoja tregonte fëmijën e vogël në korridor me atë që dukej të ishte një armë zjarri e vërtetë.

VIDEO/ Djali katërvjeçar u pa tek shkallët e pallatit duke

Policia më pas gjeti armën e zjarrit në banesën e zotit Osborne dhe ai u arrestua.

E gjithë kjo u transmetua drejtpërdrejt në emisionin televiziv, i cili transmetohet në kanalin Reelz. Osborne do të paraqitet në gjykatë të martën.

Kryetari i Bashkisë së Beech Grove, Dennis Buckley i tha stacionit lokal WTHR se ishte “i mërzitur” për incidentin.

“Si të gjithë ju, unë jam i dëshpëruar për atë që ndodhi dhe jam shumë mirënjohës që askush nuk u lëndua, veçanërisht fëmija i vogël.

“Vlerësoj veprimet e shpejta të ndërmarra nga Departamenti i Policisë Beech Grove për të siguruar fëmijën e vogël dhe armën në fjalë”, tha ai.

Vjen në të njëjtin muaj që një nxënës gjashtëvjeçar dyshohet se qëlloi mësuesin e tij me pistoletë në një shkollë fillore në Virxhinia, në atë që policia e përshkroi si një të shtëna “të qëllimshme”.

 

Share With:
Translate »
66 Views