Video nga terapia e Danielit, djalit të Dr. Florit

Danieli, djali i Dr. Florit, lindi me Sindromën Down.  
Në kohën kur i ndjeri ndërroi jetë, u aludua se një nga arsyet se përse këngëtari iu rikthye lëndëve narkotike pas rehabilitimit, ishte se djali vuante nga një sëmundje. Një javë pas vdekjes së Dr. Florit, i ftuar në emisionin “Zonë e lirë”, miku i tij më i mirë, Ermal Mamaqi, e hodhi poshtë këtë hipotezë të ngritur nga media apo njerëzit.
Ai tha se Danieli nuk është i sëmurë dhe se kur të rritet do të shkonte në emision sëbashku me xhaxhi Ermalin. E në fakt, nuk është fare e nevojshme për publikun për të parë se si është Danieli. 
Ai është një fëmijë me një jetë normale si gjithë të tjerët. E kemi parë shpesh në postimet e mami Blerinës nga përditshmëria e saj se si luan, gëzon dhe sa dashuri dhuron për njerëzit që ka pranë.
Sot, sjellim për ju një video nga terapia e Danielit. Ai duket një djalë i fortë dhe mjaft energjik. /Kids’ Time

Share With:
Translate »
1005 Views