Vogëlushja pikëllohet shumë kur merr vesh se është bërë me motër

Disa vajza të vogla gëzohen mjaft shumë kur marrin vesh se do të bëhen motra, për shkak se e dinë se tani kanë me kë të luajnë dhe kujt t’ia lënë fajin për gjërat që i bëjnë. Por, jo kjo dy vjeçare me emrin Piper. Piper mori vesh se nëna e saj lindi një vajzë, dhe duket se e mori me të vërtetë shumë personale këtë. Ajo pikëllohet dhe nervozohet shumë me babin e saj, i cili është prapa kamerës, përderisa ai e pyet atë se a është gëzuar që është bërë me motër. Videoja përfundon me Piperin duke ia dhënë atij një përqafim. Shikojeni videon që ka më shumë se 5 milionë shikime në YouTube:

Share With:
Translate »
950 Views