Xhaxhallarët përdhunuan mbesën 10 vjeç, e lanë shtatzënë
Një gjykatë në Indi ka dënuar dy burra pasi kanë përdhunuar mbesën 10-vjeçare e cila lindi një vajzë në muajin gusht. Të dy burrat ishin xhaxhallarët e të miturës.
Shtatzënia e saj u zbulua në mes të korrikut kur ajo u ankua për një dhimbje stomaku dhe prindërit e çuan në spital. Vajza nuk ishte e vetëdijshme për shtatzëninë e saj dhe i ishte thënë që kishte një gur në bark, sipas raportimeve nga BBC.
Ajo lindi në muajin gusht dhe fëmija u është dhënë autoriteteve për mirëqenien e fëmijëve. 10 vjeçarja fillimisht u tha policëve dhe aktivistëve të mbrojtjes së fëmijëve se ajo ishte përdhunuar disa herë gjatë shtatë muajve të kaluar nga xhaxhai i parë, i cili është 40 vjeç.
Fillimisht u arrestua xhaxhai i madh. Babai i vajzës ka thënë për BBC se xhaxhai i parë nuk i kishte mohuar akuzat kundër tij. Por pasi rezultati i testimit të ADN-së nuk e lidhën atë me foshnjën, policia nisi të kërkonte më shumë të dyshuar dhe arrestoi xhaxhain e dytë në shtator. Një test i ADN-së konfirmoi se ai ishte babai i foshnjës.
Të dy burrat u shpallën fajtorë në gjykatë. Gjyqi i xhaxhait më të madh zgjati një muaj, ndërsa xhaxhai i vogël u dënua në një gjyq të jashtëzakonshëm 18-ditor, raporton BBC Punjabi nga Chandigarh.
Rasti i dhimbshëm i 10-vjeçares ka qenë në titujt kryesorë për javë të tëra në mediat indiane dhe në nivel global. Ajo ishte 30 javë shtatzënë kur gjykata vendase në Chandigarh hodhi poshtë kërkesën e saj për abortim me arsyetimin se shtatzënia e saj ishte shumë e avancuar.
Ligji indian nuk lejon abortin pas 20 javëve, vetëm nëse mjekët vërtetojnë se jeta e nënës është në rrezik. Gjykatat e vendit ka marrë disa kërkesa gjatë muajve të fundit, nga vajza të mitura të cilat janë përdhunuar dhe kërkojnë ndërprerjen e shtatzanisë.
Në shumicën e rasteve, këto shtatëzani zbulohen vonë, sepse vetë fëmijët nuk janë në dijeni të gjendjes së tyre.