Zemra jashtë trupit, vogëlushja arrin të mbijetojë

Një foshnje që ka lindur me zemrën në pjesën e jashtme të gjoksit të saj, nga një gjendje me vetëm 10 përqind shance për mbijetesë, ka filluar të “lulëzojë” teksa afron ditëlindja e saj e tretë.

Kieran Veitz, vogëlushja që mbush 3 vjeç muajin tjetër, vuan nga ‘ectopia cordis’. Një defekt kongjenital që ndodh përafërsisht në 5.5-8 lindje për një milion.

Minuta pas lindjes, ajo iu nënshtrua një operacioni intensiv për të futur zemrën, mëlçinë dhe zorrët brenda trupit të saj.

Prindërit e Kieranit, Caitlin dhe Brian Veitz folën për “Daily Mail Online” rreth progresit të shërimit të vogëlushes.

Ata e përshkruajnë Kieran si një foshnjë kokëfortë, që e do ujin dhe i pëlqen të luajë me lodra dhe sidomos makina. Brian tha se tashmë i njeh të gjitha shkronjat e alfabetit.

Teksa ditëlindja e saj e tretë është më 11 mars, Kierani ende përjeton vonesa fizike për shkak të gjithë kohës që ka kaluar në një ventilator dhe mungesës të masës së muskujve, por prindërit e saj thonë se ata shohin përmirësime në të çdo ditë.

Përpos operacionit të vështirë dhe më shumë se katër muaj të kaluara në spital si edhe mjekimeve në kushte shtëpie, prindërit rrëfejnë se më fund i janë kthyer jetës normale.

Share With:
Translate »
643 Views