Zhduket Donjeta Avdijaj nga Peja, familja apelon për ndihmë nga qytetarët

18 vjeçarja Donjeta Avdijaj nga Peja, është zhdukur të premten rreth orës 11 e 30.

Siç njoftojnë familjarët, Donjeta, ishte nisur për të ndjekur kursin e Gjuhës Gjermane, dhe që nga dita e premte (02.03.2018), më nuk është lajmëruar.

Sipas familjarëve, Donjeta kishte të veshur xhinse, çizme të zeza dhe xhaketë të lëkurës, gjithashtu dhe çantën e shkollës.

Familja Avdijaj, apelon të të gjithë qytetarët, nëse kanë ndonjë informatë, të lajmërohen në numrin e telefonit: 049-758-266

Share With:
Translate »
690 Views